Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Përshkallëzim i sulmeve në Ukrainë: Moska vë në shënjestër infrastrukturën jetike dhe urat kryesore të Kievit

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përshkallëzim i sulmeve në Ukrainë: Moska vë në shënjestër infrastrukturën jetike dhe urat kryesore të Kievit
Kreu i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka deklaruar se forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj objekteve të rëndësishme jetike në kryeqytetin e Ukrainës, duke konfirmuar gjithashtu goditjen e Urës Veriore, e cila ka një rëndësi vendimtare për qytetin. Ky sulm i ndodhur të shtunën pason incidentet e ditëve të mëparshme, ku një tjetër arterie kyçe e transportit, Ura Jugore, u vu në shënjestër të dronëve rusë disa herë, teksa kryebashkiaku ngriti alarmin se këto goditje po sjellin shkatërrime të rënda në kryeqytet. “Moska po dëmtonte infrastrukturën tonë kritike, logjistikën, strehimin dhe objekte të tjera kyçe,” u shpreh Klicko. Urat Veriore dhe Jugore shërbejnë si lidhje thelbësore mes sektorëve lindorë dhe perëndimorë të Kievit dhe fakti që nuk kishin qenë më parë pjesë e shënjestrave ruse tregon një ndryshim dhe një fazë të re në strategjinë ushtarake të Moskës. Goditjet ndaj Urës Jugore kanë sjellë bllokime të rënda në trafik që prej ditës së enjte, duke detyruar autoritetet të ndërpresin edhe linjat e metros, të cilat shërbejnë çdo ditë për pjesën më të madhe të rreth 3 milionë banorëve të Kievit. Nga ana e tij, lideri rus Vladimir Putin është shprehur se këto veprime të Moskës vijnë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase që janë drejtuar kundër infrastrukturës energjetike ruse. Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka theksuar se për Putinin nuk ekzistojnë më norma apo rregulla në fushatën e tij ushtarake kundër Ukrainës. “Rusët kanë dështuar të na pushtojnë. Kështu që tani po kryejnë sulme masive vrasje masive. Ata duan të shkatërrojnë urat tona, qendrat tona të të dhënave, internetin, spitalet dhe shkollat, pra gjithçka. Ata duan që njerëzit të largohen nga qytetet e tyre,” deklaroi Zelensky.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar