Sport
Betejë në merkato mes Real Madridit dhe Milanit: Ylli i ri 17-vjeçar bëhet “alma mater” e klubeve evropiane
Reklamë e Sponsorizuar
Përveç afrimit të yjeve të mëdhenj dhe futbollistëve me përvojë, gjigantët evropianë Real Madrid dhe Milan vijojnë me vëmendje edhe tregun e talenteve të reja. Dy skuadrat prestigjioze kanë vënë në shënjestër të njëjtin objektiv për merkaton e ardhshme.
Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar 17-vjeçar të Granadës, Owen Emeka, i cili cilësohet si një nga premtimet më të mëdha të futbollit dhe aktualisht ka një klauzolë lirimi prej vetëm 15 milionë eurosh.
Adoleshenti po shkëlqen me paraqitjet e tij në La Liga 2 në radhët e Granadës. Në rrafshin ndërkombëtar, ai ka zgjedhur përkohësisht të përfaqësojë Spanjën, megjithëse ruan të drejtën për të luajtur edhe për kombëtaren e Nigerisë, vend prej nga origjinon e ëma.
Strategjia e Real Madridit dhe Milanit për të riun është e ngjashme. Sapo të arrihet një marrëveshje financiare me klubin e Granadës, lojtari parashikohet të huazohet fillimisht te skuadra e dytë e kuqezinjve ose te ekipi rezervë i madrilenëve për të fituar eksperiencën e duhur, për t'u integruar më pas gradualisht në skuadrën e parë, ndërkohë që mbetet për t'u parë se cila nga palët do të triumfojë në këtë garë transferimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: