Sport
Irlanda shkëlqen ndaj Austrisë, ndryshon renditja në grupin e Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Përderisa vëmendja e tifozëve shqiptarë është përqendruar te përballja e Kosovës, një tjetër sfidë vendimtare në grupin B3 po zhvillohet në Dublin, ku Irlanda është duke dominuar ndeshjen kundër Austrisë.
Protagonisti absolut i këtij takimi është Troy Parrot, i cili ka shënuar të dy golat për vendasit. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të pas një pasimi të saktë nga Idah, ndërsa pak para mbylljes së pjesës së parë, në minutën e 45-të, dyfishoi epërsinë përmes një penalltie.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Kosova po barazon pa gola (0-0) përballë Izraelit, rezultat ky që ka sjellë lëvizje të menjëhershme në tabelën e grupit. Aktualisht, Irlanda është ngjitur në krye të tabelës me gjashtë pikë, duke lënë pas Austrinë me po aq pikë, por me golavarazh më të dobët.
Me këtë ecuri të ndeshjeve, Kosova ka zbritur përkohësisht në vendin e tretë me katër pikë të grumbulluara, ndërsa Izraeli mbetet në fund të renditjes me vetëm një pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: