Sport
Barazim në pjesën e parë: Izraeli dhe Kosova mbyllin 45-minutëshin e parë pa gola
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesa e parë e sfidës ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë, është mbyllur pa ndryshuar rezultatin fillestar. Kjo përballje është pjesë e xhiros së tretë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Loja është zhvilluar kryesisht në zonën e mesfushës, ku përfaqësuesja e Kosovës ka pasur kontrollin e topit dhe ka ndërtuar aksione të vazhdueshme, mirëpo u ka munguar saktësia në finalizimin e aksioneve të fundit.
Rasti më konkret për “Dardanët” erdhi nga këmbët e Lumbardh Dellovës, i cili tentoi portën me një goditje të fuqishme nga distanca, por tentativa e tij u neutralizua me sukses nga portieri izraelit.
Në anën tjetër, edhe ekipi izraelit pati dy mundësi të arta për të kaluar në avantazh. Njëra prej tyre përfundoi jashtë kuadratit, ndërsa tentativën tjetër e ndali me vendosmëri portieri i Kosovës, Amir Saipi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: