Aktuale
Skandali i videove intime, Fifi: Familjarët e mi janë shqetësuar nga këto shpifje
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ka hedhur poshtë çdo aludim për përfshirjen e saj në skandalin e fundit të publikimit të videove intime të figurave publike, pasi emri i saj u lakuar në rrjetet sociale.
Përmes një transmetimi të drejtpëdrejtë në platformat e saj dixhitale, ajo ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me pamjet në fjalë, duke mohuar çdo njohje apo bashkëpunim të mëparshëm me kompozitorin që është lakuar në këtë histori.
“Nuk po më pëlqen pse po qarkullon emri im, por për të gjithë ju që jeni shqetësuar, unë nuk jam në ato video. Nuk kam asnjë lloj lidhje me kompozitorin në fjalë, nuk kam bërë asnjë këngë me të, nuk e di ku e ka studion. Po më shqetëson që më janë shqetësuar familjarët për këto shpifje, prishje dhe kanosje imazhi që po më bëhet në këto dy ditë”, ka theksuar artistja ndër të tjera gjatë reagimit të saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: