Aktuale
Superkupa e Italisë braktis Arabinë Saudite: Interi dhe Lacio zyrtarisht për trofeun në “San Siro”
Reklamë e Sponsorizuar
Superkupa e Italisë ndryshon sërish destinacion, duke u rikthyer në tokën italiane pas edicioneve të kaluara që u zhvilluan në Arabinë Saudite. Vendimi është zyrtarizuar tashmë, ndërsa përballja mes Interit dhe Lacios do të ngrejë siparin më 22 dhjetor, me fillim nga ora 21:00.
Kjo supersfidë do të luhet në impiantin legjendar “San Siro”, duke i dhënë kështu skuadrës zikaltër një mundësi shtesë dhe epërsi në letër për të shtuar një tjetër trofe në palmaresin e tyre.
Për kryeqytetasit e Lacios, biletat për këtë finale erdhën falë statusit të finalistit të Kupës. Nga ana tjetër, Interi triumfoi si në kampionat ashtu edhe në Kupë, gjë që detyroi kalimin e vendit të mbetur në finalen e Superkupës te bardhekaltërit.
Sa i përket rregullores për përcaktimin e fituesit, nëse 90 minutat e rregullta do të mbyllen në barazim, sfida do të shkojë në kohën shtesë dhe më pas, nëse është e nevojshme, te gjuajtja e penalltive. Një triumf i mundshëm i zikaltërve në këtë duel do të kurorëzonte një sezon absolutisht perfekt krahasuar me konkurrentët e tjerë në futbollin italian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: