Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Debat i nxehtë në RMV për pushimin mjekësor: Opozita kërkon tërhekjen e vendimit, qeveria e hapur për dialog

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 16:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Debat i nxehtë në RMV për pushimin mjekësor: Opozita kërkon tërhekjen e vendimit, qeveria e hapur për dialog
Pakënaqësi të theksuara janë shprehur nga opozita në Maqedoninë e Veriut lidhur me nismën për ndryshimin e rregullave të pushimit mjekësor, nismë kjo që autoritetet e arsyetojnë si një masë për parandalimin e abuzimeve. Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së, ka ngritur alarmin se këto ndryshime nuk pasqyrojnë aspak nevojat urgjente dhe reale të pacientëve. Duke ilustruar pakënaqësinë e tij, kreu i opozitës u shpreh se qasja e institucioneve është e gabuar. "I tillë ishte rasti me drejtorin e fondit për sigurim shëndetësor, nuk ka ekzituar në sistematizim që një person që merret me edukatë fizike ta drejtojë fondin për sigurim shëndetësor. Puna ë parë, shkurtoje pushimin mjekësor, nga 7 në 5 ditë. Jo rastësisht penjtë nga një ndërhyrje kirurgjikale hiqen në ditën e shtatë, por kujt t’i tregosh," deklaroi Venko Filipçe. Në krahun tjetër, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, ka bërë të ditur se ekziston gatishmëri e plotë institucionale për të adresuar çdo paqartësi dhe për të zhvilluar bisedime konstruktive mbi këtë çështje. "Procedura është në rrjedhë, pra është një procedurë administrative që do vazhdojë, ne jemi të hapur që t’i qartësojmë të gjitha dilemat,të ulemi ti shqyrtojmë gjërat, kuptohet kjo është përgjegjësi e Fondit Shëndetësor," u shpreh ministri Sasho Klekovski. Në një zhvillim tjetër lidhur me këtë temë, inspektori i së drejtës së punës, Amir Imeri, gjatë një paraqitjeje në emisionin "Gjurmët", ka tërhequr vëmendjen se shfrytëzimi abuziv i lejes mjekësore përbën shkelje të rëndë ligjore dhe mund të rezultojë me pasoja penale deri në një vit heqje lirie. "Nëse qytetarët ta kuptojnë se nëse bëhet dhe vërtetohet se përdorimi i pushimit mjekësorë keqpërdoret atëherë ata kanë bërë edhe një vepër penale. Kodi penal neni 168 parasheh që keqpërdorimi i sigurimeve sociale në kuadër të këtij neni dhe sigurimi shëndetësorë paraqet vepër penale dhe është e dënueshme deri në një vit burg," tha inspektori Amir Imeri. Kujtojmë se projekt-ndryshimet e paralajmëruara synojnë që kohëzgjatja e pushimit mjekësor pa pasur nevojë për një kontroll shtesë të komisioneve mjekësore të reduktohet nga 7 ditë sa është aktualisht në vetëm 5 ditë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar