Aktuale
Skandali i fotove me Ergys Agasin, Hati thyen sërish heshtjen: Janë prodhuar me Inteligjencë Artificiale
Reklamë e Sponsorizuar
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Hati, ka reaguar sërish për të hedhur poshtë zërat dhe materialet e publikuara së fundmi, të cilat e lidhin emrin e saj me Ergys Agasin.
Nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj në Instagram, ajo ka mohuar me forcë vërtetësinë e imazhit që po qarkullon gjerësisht. Sipas shpjegimit të saj, autorët kanë shfrytëzuar një foto origjinale nga llogaria e saj për ta transformuar më pas përmes programeve të Inteligjencës Artificiale.
“Sa të trashë mund të jeni për të mos e kuptuar AI”, ka shkruar ajo në nisje të reagimit të saj, duke bashkëngjitur edhe imazhin e vërtetë që sipas saj është përdorur për këtë manipulim dixhital.
Më tej, Hati ka bërë me dije se ky rast është denoncuar zyrtarisht në organet e rendit që në muajin prill të vitit 2026, ku sipas saj ekspertiza ka konfirmuar se fotografitë janë të prodhuara në mënyrë artificiale.
Lidhur me pretendimet për ekzistencën e një videoje, ajo është shprehur se materiali në fjalë nuk shfaq fytyrën e personit në fjalë dhe nuk ekziston asnjë provë e vetme që të vërtetojë se vajza në pamje është ajo.
Për të mbështetur pretendimet e saj, Hati ka ndarë me ndjekësit edhe një mesazh nga një prej tyre, i cili i shkruante se dallohet qartësisht se bëhet fjalë për një foto të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale dhe jo për një person real.
Në këtë mënyrë, ajo vijon të kundërshtojë çdo aludim apo lidhje me materialet komprometuese që po shpërndahen në internet, duke theksuar se bëhet fjalë për një sulm me përmbajtje të manipuluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: