Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kriza te Portugalia: Ndërhyn vetëm kryeministri pas largimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 14:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza te Portugalia: Ndërhyn vetëm kryeministri pas largimit të bujshëm të Cristiano Ronaldos
Kryeministri i Portugalisë, Luis Montenegro, është përfshirë personalisht në zhvillimet e fundit rreth Cristiano Ronaldos, pasi sulmuesi legjendar braktisi kampin stërvitor të kombëtares. Sipas mediave vendase, kreu i ekzekutivit portugez ka zhvilluar kontakte telefonike me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, me trajnerin Jorge Jesus, si dhe me vetë yllin e skuadrës, për të sqaruar atmosferën e tensionuar brenda grupit. Ky zhvillim vjen si pasojë e largimit të papritur të 41-vjeçarit nga grumbullimi, pasi pakënaqësitë e tij me përzgjedhësin Jorge Jesus arritën kulmin pas duelit kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Problemet nisën kur kapiteni portugez u la në stol gjatë gjithë takimit, pavarësisht se ishte dërguar për t'u nxehur, por nuk mori minuta nga stafi teknik. Kjo zgjedhje solli një ftohje të marrëdhënieve dhe një përplasje të hapur mes lojtarit dhe trajnerit. Situata u tensionua edhe më shumë pas deklaratave në konferencën për shtyp të trajnerit Jesus dhe bisedave të mëvonshme që Ronaldo pati me numrin një të federatës. Më pas, vetë sulmuesi konfirmoi largimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar opinionin publik se së shpejti do të zbulojë të gjitha prapaskenat e kësaj ngjarjeje. Nga ana e tij, trajneri Jorge Jesus kishte theksuar se kompetenca e tij është marrëndënia me skuadrën dhe vendimet taktike, duke mos dhënë sqarime të hollësishme për arsyet e mosaktivizimit të kapitenit. Tani, mbetet për t'u parë nëse ndërhyrja diplomatike e kryeministrit do të sjellë ndonjë qetësim të situatës, ndërkohë që i gjithë opinioni sportiv është në pritje të shpjegimit të paralajmëruar nga Ronaldo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar