Sport
Bologna hedh sytë te Elseid Hysaj, ja kushti që i hap dyert e transferimit mbrojtësit kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Bolognës ka shfaqur interesim konkret për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Drejtuesit e skuadrës nga Seria A e shohin 32-vjeçarin si alternativën e duhur për të mbuluar mungesën e Emil Holm, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë.
Në kuadër të këtij interesimi, drejtori sportiv i klubit italian, Xhovani Sartori, ka udhëtuar drejt San Marinos për të ndjekur nga afër gjendjen e lojës së Hysajt. Edhe pse mbrojtësi e ndoqi ndeshjen nga stolat e rezerve për 90 minuta dhe nuk u aktivizua, paraqitja e tij në sfidën ndaj Bjellorusisë dëshmoi se ai gëzon një formë të mirë fizike dhe mbetet një lojëtar i aftë për të konkuruar në elitën e futbollit europian.
Pavarësisht statusit të tij aktual pa skuadër, lëvizja e mundshme e Hysajt drejt Bolognës varet nga situata e mbrojtësit Mateo Darmian. Ky i fundit ka nisur përgatitjet me fanellën e skuadrës kuqeblu, por ka vetëm tri javë në dispozicion për të bindur teknikun Paladino përmes paraqitjeve të tij.
Nëse Darmian nuk arrin të kalojë me sukses testimet fizike dhe sportive, atëherë Elseid Hysaj do të shndërrohet në objektivin kryesor të merkatos për të përforcuar repartin e prapavijës së Bolognës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: