Politikë
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e Presidentit: Dialogu ndërpartiak në Kosovë, dëshmi se bashkëpunimi është i arritshëm
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se procesi i ardhshëm për Kosovën duhet të jetë zgjedhja e Presidentit, duke vënë theksin te pesha e madhe që ka stabiliteti institucional për shtetin.
Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës për media të mbajtur së bashku me kryeministrin Albin Kurti, pas takimit të zhvilluar në ambientet e Qeverisë.
Kreu i ekzekutivit evropian nënvizoi se gjatë kohëve të fundit është vënë re një vullnet pozitiv se dialogu mes forcave politike vendase është plotësisht i realizueshëm, duke dhënë inkurajimin që kjo qasje të vijojë më tej.
“Kuvendi dhe Qeveria janë themeluar, kjo është mirë. Hapi i radhës është zgjedhja e Presidentit. Së fundmi, po vërejmë që dialogu mes partive politike është e mundur dhe se ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim sepse stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje. Për reforma, për rritje dhe për përparim në rrugëtimin tuaj drejt BE’së”, u shpreh ajo.
Më tej, zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian trajtoi edhe perspektivën evropiane të Kosovës, duke dhënë detaje rreth hapave dhe obligimeve që duhet të përmbushen në këtë drejtim.
“Unë besoj në të ardhmen europiane e Kosovës sepse e di sesa thellësisht ndihen europianë populli i Kosovës dhe ky është një themel mbi të cilin duhet të ndërtojmë. Detyra jonë është që ta shndërrojmë këtë aspiratë në progres konkret drejt anëtarësimit në BE. Kjo është saktësisht bën fjalë Plani ynë i Rritjes. Parimet janë të njëjta për të gjithë rajonin, ne vijmë me investime europian dhe në mënyrë progresive hapim pjesë të tregut tonë të përbashkët e ju në mënyrë paralele i realizoni reformat e nevojshme në mënyrë që kompanitë tuaja të konkurrojnë me kompanitë e tregut të përbashkët europian. Kësisoj ekonomia e Kosovës mund të futet në tregun e përbashkët të BE’së”, përfundoi von der Leyen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: