Aktuale
Hamilton mbron Ferrarin: Këtë sezon kemi bërë një hap të jashtëzakonshëm përpara
Reklamë e Sponsorizuar
Në mes të diskutimeve dhe zërave kritikë që kanë shoqëruar skadrën e Ferrarit pas një ecurie prej pesë garash pa podium dhe spekulimeve rreth pozicionit të drejtuesit të skuadrës, piloti britanik Lewis Hamilton ka dalë në mbrojtje të punës së “kokëkuqes” gjatë prononcimeve të tij në Malajzi.
“Pozita e dytë në Kampionatin e Konstruktorëve përbën një progres kolosal në raport me sezonin e kaluar. Kjo arritje vjen pavarësisht deficitit në performancën e motorit, i cili përllogaritet mesatarisht në rreth katër të dhjetat e sekondës për çdo garë”, u shpreh shtatëherë kampioni i botës në Formula 1.
Sipas tij, pavarësisht sfidave, skuadra ka shfaqur paraqitje mjaft konkurruese, dëshmi kjo e angazhimit maksimal të stafit në fabrikë. “Mendoj se i gjithë ky skepticizëm i krijuar padrejtësisht minimizon punën dhe arritjet e deritanishme”, shtoi më tej piloti britanik.
Duke analizuar situatën aktuale, Hamilton pranoi se skuadra nuk ndodhet ende në nivelin e dëshiruar, por theksoi se sukseset nuk arrihen brenda natës. Sipas tij, kalimi nga vështirësitë e vitit të shkuar te kreu i renditjes kërkon kohë dhe është një proces gradual.
“Gjatë këtij viti kemi vendosur baza solide për të ardhmen mbi të cilat duhet të vijojmë punën. Edhe pse nuk jemi ende të pagabueshëm, kam besim të plotë se do t'ia dalim mbanë”, përfundoi deklaratën e tij Hamilton.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: