Kronikë
Ferizaj bëhet me ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës Themelore, emërohet gjyqtari Ilir Bytyqi
Reklamë e Sponsorizuar
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që gjyqtari Ilir Bytyqi të ushëtojë detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, duke nisur nga data 1 tetor 2026 dhe deri në zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, ky hap është ndërmarrë për të garantuar mbarëvajtjen dhe operimin efikas e të pandërprerë të punës, menjëherë pas skadimit të mandatit të udhëheqësit paraprak pikërisht në këtë datë.
"Gjykata Themelore në Ferizaj, i uron gjyqtarit Bytyqi suksese në ushtrimin e kësaj detyre me përgjegjësi dhe përkushtim", citohet në komunikatë.
Ndryshe, me datën 1 tetor ka përfunduar zyrtarisht mandati i kryetarit të deritanishëm, Mustaf Tahiri, i cili ka drejtuar këtë institucion drejtësisë pesë vitet e fundit.
“Mustaf Tahiri e ka ushtruar detyrën e Kryetarit nga 1 tetor 2021 deri më 1 tetor 2026 dhe do të vazhdojë angazhimin profesional si gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj”, bëhet e ditur tutje në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: