Kronikë
Protestë dhe marshim masiv në Prishtinë: Haziri zbulon agjendën pas vendimit të Speciales
Reklamë e Sponsorizuar
Organizatori i nismave protestuese, Çlirim Haziri, ka bërë të thirrje publike për një tubim dhe marshim gjithëpopullor që do të zhvillohet sot në kryeqytet, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Sipas njoftimit zyrtar, qytetarët do të mblidhen në sheshet kryesore të Prishtinës duke filluar nga ora 16:00, për t'i dalë në mbrojtje vlerave të UÇK-së dhe drejtësisë historike.
“Sot, më 1 Tetor, jemi përsëri bashkë. Në ora 16:00, në sheshet e Prishtinës, ngremë zërin kundër vendimit në Hagë. Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë. Sot marshojmë”, ka deklaruar Haziri në thirrjen e tij drejtuar publikut.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se vala e pakënaqësisë nuk do të ndalet me kaq, pasi duke filluar nga dita e nesërme, protestat do të marrin një tjetër dinamikë përmes tubimeve të mbrëmjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: