Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vlera e Armando Brojës pëson rënie drastike, sulmuesi kuqezi 'humbet' 2 milionë euro

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vlera e Armando Brojës pëson rënie drastike, sulmuesi kuqezi 'humbet' 2 milionë euro
Momenti delikat që po kalon Armando Broja ka lënë gjurmë edhe në vlerën e tij të kartonit në tregun ndërkombëtar të transferimeve. Sipas platformës së njohur tëspecializuar “Transfermarkt”, pas përditësimit të fundit, sulmuesi i Kombëtarja shqiptare ka pësuar një ulje prej 2 milionë eurosh. Nga 5 milionë euro që vlerësohej më parë, çmimi i tij aktual ka rënë në kuotën e 3 milionë eurove. Kjo rënie e ndjeshme vjen si pasojë e ecurisë jo optimale, mungesës së vazhdueshmërisë në fushën e lojës te Burnley dhe vështirësive për të gjetur rrugën e rrjetës. Me këtë zhvlerësim, 25-vjeçari kthehet financiarisht pesë vite pas, në kohën kur ishte vetëm 20 vjeç dhe aktivizohej me skuadrën holandeze të Vitesse, periudhë gjatë së cilës vlera e tij në treg llogaritej gjithashtu rreth 3 milionë euro. Situata aktuale përbën një tjetër goditje për lojtarin, i cili së fundmi mbeti jashtë listës së grumbulluar nga trajneri për sfidat e Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar