Aktuale
“Jo në emrin tim”: Ilir Shaqiri zbulon tekstin e fuqishëm të këngës kushtuar çlirimtarëve
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri, ka ndarë me ndjekësit tekstin e projektit të tij më të ri muzikor të titulluar “Jo në emrin tim”, një bashkëpunim ky i realizuar me të birin, Korabin. Ky krijim artistik pritet të shoqërojë fuqishëm atmosferën e marshit për UÇK-në.
Më poshtë po sjellim të plotë tekstin e publikuar nga vetë kantautori:
Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?
I shpërblen armiqtë që na kanë vra
Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time
Vështirë e kanë mes ballit me na pa,
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra.
S’ka as ditë të mbarë
Kosova po thërret Jo në emrin tim.
Ditë-përditë na e shkelin n’fyt lirinë
Për shtatë faje që kurrë si kem ba.
Me gënjeshtra e sajime
E njollosin luftën time
Vështirë e kanë mes ballit me na pa.
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra…
S’ka as ditë të mbarë
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: