Kronikë
Humbje e madhe për uniformat blu, ndahet nga jeta zyrtari policor Bali Haxha
Reklamë e Sponsorizuar
Komuniteti i sigurisë në vend ka pësuar një humbje të dhimbshme pas ndarjes nga jeta të zyrtarit policor, Bali Haxha.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin të bashkëpunonin me të, ndërsa ngushëllimet e para kanë ardhur nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
"Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Bali Haxha, Sindikata e Policisë së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij", thuhet në mesazhin e kësaj sindikate.
Në vijim të telegramit të ngushëllimit, është vlerësuar lart figura e tij profesionale dhe njerëzore: "Me këtë rast, shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare. I paharruar qoftë kujtimi për të!"
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: