Kronikë
Vazhdon paraburgimi për ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim që t'i vazhdojë masën e paraburgimit ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të procedurave gjyqësore për rastin e pengimit të drejtësisë.
Në vendimin e datës 30 shtator 2026, Gjykatësi i Vetëm ka arsyetuar se ende mbeten aktive rreziqet se ish-kreu i shtetit mund të ndikojë në mbarëvajtjen e procesit ose të përsërisë vepra të tjera penale.
Në njoftimin zyrtar gjithashtu bëhet e ditur se gjykatësi ka shqyrtuar edhe dënimin e mëparshëm të Thaçit në çështjen KSC-BC-2020-06, duke konstatuar megjithatë se ky zhvillim nuk e shfuqizon detyrimin për shqyrtimin e rregullt të paraburgimit për këtë çështje specifike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: