Sport
Talenti shqiptar merr ftesën zyrtare, klubi spanjoll bën publike lëvizjen e rëndësishme
Reklamë e Sponsorizuar
Benny Dibrani, mesfushori i talentuar i Kombëtares U21 të Shqipërisë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas ftesës më të fundit që ka marrë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.
Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi i tij spanjoll, Merida AD, i cili ka njoftuar se 22-vjeçari është larguar përkohësisht për t'iu bashkuar ekipit kombëtar të moshave.
Përveç angazhimit aktual në kategorinë e tretë spanjolle me skuadrën e Merida AD, Dibrani mbart një eksperiencë të rëndësishme në karrierën e tij, duke qenë se më parë ka qenë pjesë e akademiei prestigjioze të Bayern Munich, ku ka kaluar me sukses grupmoshat U17, U19 si dhe ekipin e dytë të gjigantit gjerman.
Kujtojmë se lojtari ka regjistruar tashmë debutimin e tij zyrtar me Shqipërinë U21 në muajin mars të këtij viti. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi, ai pati një paraqitje të rëndësishme në sfidën kundër Uzbekistanit, takim i cili u mbyll me fitoren 3:2 në favor të kuqezinjve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: