Aktuale
Parisi nën pushtetin e yjeve: Cara Delevingne, Kate Moss dhe Shakira shkëlqejnë në sfilatën e Tom Ford
Reklamë e Sponsorizuar
Java e Modës në Paris është shndërruar në epiqendrën e elegancës botërore, ku emra të mëdhenj të skenës dhe pasarelave kanë dhuruar spektakël në sfilatën e stilistit të famshëm, Tom Ford. Nga stili avangardë i Cara Delevingne deri te shkëlqimi i Shakirës, të pranishmit kanë tërhequr gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Cara Delevingne ishte ndër figurat më të komentuara, duke u shfaqur me një kostum prej kadifeje në ngjyrë vjollcë, i cili theksonte linjat e saj përmes një dekolteje të guximshme. Supermodelja 34-vjeçare, e cila e plotësoi pamjen me syze të një dizajni unik, u fotografua teksa dilte nga hoteli luksoz 'Le Bristol Paris', për t’u drejtuar më pas drejt vendit ku po zhvillohej eventi prestigjioz, në Place Vendôme.
Në këtë mbrëmje nuk mund të mungonte as ikona e modës, Kate Moss. 52-vjeçarja dëshmoi edhe një herë se stili i saj mbetet referencë, duke u shfaqur me një këmishë blu të zbërthyer që nxirrte në pah një braletë me rripa, kombinuar me një fund të zi prej PVC-je dhe taka klasike. Për të kompletuar këtë paraqitje të kuruar deri në detaje, ajo kishte zgjedhur edhe një aksesorë në ngjyrë blu, që përputhej me veshjen e saj.
Surpriza e mbrëmjes erdhi nga këngëtarja me famë botërore, Shakira, e cila udhëtoi nga Miami për të qenë pjesë e këtij eventi elitar. 49-vjeçarja mahniti të pranishmit me një fustan të sofistikuar të zi, me kurriz të hapur dhe detaje kristalesh, një veshje me vlerë prej 3,030 paundësh. Shakira shkëlqeu përballë objektivave të fotografëve në sheshin Place Vendôme, duke u konfirmuar si një nga yjet më të spikatura të mbrëmjes.
Sfilata e Tom Ford arriti të bashkojë elitën e industrisë së modës dhe showbiz-it, duke u shndërruar në një nga momentet më të spikatura dhe të diskutuara të Javës së Modës në Paris.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: