Kronikë
Alarm në Gjirokastër: Zjarri masiv kërcënon banesat dhe magazinat pranë Urës së Kardhiqit
Reklamë e Sponsorizuar
Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, duke shkaktuar panik të madh te banorët lokalë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me kullota, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të terrenit dhe erërave.
Ekipet zjarrfikëse janë dislokuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të vënë nën kontroll situatën. Përhapja e shpejtë e zjarrit nëpër shkurre dhe kallamishte e ka bërë ndërhyrjen mjaft të vështirë për efektivët, ndërsa flakët kanë arritur në një distancë shqetësuese nga zonat e banuara.
Situata mbetet delikate, pasi rreziku që zjarri të përfshijë banesat dhe magazinat e zonës është mjaft i lartë. Autoritetet janë në gatishmëri për të parandaluar çdo dëm të mundshëm material dhe për të siguruar mbrojtjen e objekteve përreth.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: