Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Toskanë: Dy viktima dhe 13 të plagosur nga flakët gjatë natës

Redaksia Lajmetereja • 25-09-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Toskanë: Dy viktima dhe 13 të plagosur nga flakët gjatë natës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Luccas në rajonin e Toskanës, në veriperëndim të Italisë, ku një zjarr masiv ka lënë të vdekur dy persona dhe ka plagosur 13 të tjerë gjatë orëve të natës. Flakët përfshiwë një pallat trekatëshe, duke shkaktuar një bilanc tragjik prej dy viktimash dhe 13 të lënduarish, mes të cilëve ka edhe fëmijë. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit që nisi nga kati i parë, disa familje u detyruan të kërkojnë shpëtim në ballkone, ndërsa zjarrfikësit arritën të nxjerrin të gjallë nga ndërtesa edhe një foshnjë. Pas neutralizimit të flakëve, ekipet e shpëtimit zbuluan trupat e pajetë të dy banorëve që jetonin në apartamentin ku shpërtheu vatra e zjarrit. Gruaja 73-vjeçare u gjet e pajetë në dhomën e ndenjes, kurse 65-vjeçari u konstatua i vdekur në dhomën e gjumit, ku sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi. Autoritetet kompetente të zjarrfikësve kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta që sollën këtë fatkeqësi. Ndërkohë, nga 13 të plagosurit, gjendja e një gruaje paraqitet më kritike, çka ka detyruar transferimin e saj urgjent në Qendrën e Specializuar të Djegieve në Pisa. Për shkak se banesa është shpallur plotësisht e pabanueshme, Bashkia e Luccas ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar strehim të përkohshëm për të gjithë banorët që u desh të evakuoheshin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar