Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Cali dërgon mesazh emocionues nga Haga për protestuesit në Kosovë

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Cali dërgon mesazh emocionues nga Haga për protestuesit në Kosovë
Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të Prishtinës, për të 14-tën herë, për të protestuar kundër vendimit të padrejtë të Hagës. Protestave ka net që po iu bashkohet edhe djali i Salih Mustafës, i cili është dënuar po ashtu padrejtësisht. Pikërisht djali i Calit sonte solli në mesin e protestuesve mesazhin e babait të tij. Cali po i përcjell protestat nga Haga dhe sonte pati disa fjalë për pjesëmarrësit. “Ne dje ishim luftëtarë të UÇK-së për liri, bashkim e demokraci. E ju sot jeni engjëjt mbrojtës të historisë së UÇK-së, lirisë dhe demokracisë. Ju u shndërruat në luftëtarë të drejtësisë. Me respekt dhe dashuri për ju, ju përshëndes. Cali” thuhet në mesazhin e tij. E gjithë turma nisi brohoritjet për të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar