Sport
Ministria obligon Komunën e Skenderajt të pastrojë lumin Klina
Reklamë e Sponsorizuar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka inspektuar gjendjen përgjatë lumit Klina, në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, ku janë evidentuar mbeturina të hedhura përgjatë rrjedhës së lumit.
Sipas Pacollit, mbeturinat janë konstatuar në një gjatësi prej rreth 250 metrash, pavarësisht se kjo hapësirë është pastruar disa herë gjatë këtij viti.
Ajo ka bërë të ditur se, për shkak të vazhdimit të ndotjes, Inspektorati i Ministrisë ka obliguar Komunën e Skenderajt dhe Drejtorinë e Inspektoratit që të ndërmarrin veprime konkrete për pastrimin e kësaj hapësire.
Po ashtu, komunës i është kërkuar të identifikojë dhe të marrë masa ndaj personave që hedhin mbeturina në pronën ujore, si dhe të ndërmarrë hapa për parandalimin e përsëritjes së rasteve të tilla.
Komuna e Skenderajt është obliguar që të raportojë edhe për veprimet e ndërmarra pas urdhrit të Inspektoratit.
Në fund, Pacolli ka rikujtuar rëndësinë e mbrojtjes së lumenjve, duke theksuar se kjo është përgjegjësi e përbashkët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: