Sport
Rey Manaj thyen heshtjen: Mesazhi i qartë që i jep fund zërave për largimin nga Sivasspor
Reklamë e Sponsorizuar
Ditët e fundit, e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, është bërë temë diskutimi në mediat sportive turke, të cilat spekuluan për një largim të mundshëm të tij nga radhët e Sivassporit që gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zërat për një largim të tillë u ushqyen nga pakënaqësitë e raportuara të lojtarit lidhur me menaxhimin financiar të klubit, si dhe performancën zhgënjyese të skuadrës, e cila aktualisht gjendet në vendin e 18-të në elitën e futbollit turk.
Megjithatë, vetë futbollisti nga Lushnja ka zgjedhur t'i mbyllë këto aludime përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Nëpërmjet një “story”, Manaj ka publikuar një fotografi të tij me fanellën e Sivassporit, shoqëruar me mbishkrimin “Welcome” (Mirësevjen), duke konfirmuar në këtë mënyrë vazhdimësinë e tij në skuadër.
Kujtojmë se Manaj po kalon një formë fantastike këtë sezon, duke u shndërruar në pikën referuese të sulmit. Në 13 paraqitje të bëra deri më tani, ai ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 2 asiste, shifra këto që përfaqësojnë periudhën më të ndritur të karrierës së tij profesionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: