Sport
Lajm i mirë për Besiktasin: Ernest Muçi i rikthehet fushës së blertë
Reklamë e Sponsorizuar
Besiktasi ka dhënë shenja pozitive sa i përket gjendjes shëndetësore të Ernest Muçit. Klubi turk ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga seanca e fundit stërvitore, ku mesfushori i kombëtares shqiptare është parë duke u ushtruar me pjesën tjetër të grupit në kuadër të përgatitjeve për sfidën e kësaj të diele kundër Eyupsporit.
Pas përfundimit të angazhimeve me përfaqësueset, Muçi është rikthyer në ambientet e klubit dhe ka nisur punën me topin, duke treguar një gjendje fizike mjaft premtuese. Megjithatë, stafi teknik në krye me trajnerin Thomas Reis mbetet i kujdesshëm për ta shmangur çdo rrezik të panevojshëm, duke mos konfirmuar ende nëse lojtari do të jetë në fushë për duelin e radhës në kampionat.
Sidoqoftë, rikthimi në stërvitje është një indikator i qartë se rikuperimi po shkon në drejtimin e duhur. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret pas analizimit të detajuar të rezultateve mjekësore, një hap kyç për futbollistin që deri më tani ka lënë gjurmë këtë sezon me 9 gola të shënuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: