Sport
MMPH obligon Skenderajn ta pastrojë lumin Klina
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka obliguar Komunën e Skenderajt që të bëjë pastrimin e lumit Klina, pas evidentimit të mbeturinave të hedhura përgjatë rrjedhës së tij.
Sipas ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli, Inspektorati i MMPH-së ka inspektuar gjendjen përgjatë lumit në fshatin Klinë e Epërme të Skenderajt, ku janë konstatuar mbeturina në një gjatësi prej rreth 250 metrash.
Pacolli ka bërë të ditur se, pavarësisht pastrimeve të realizuara disa herë gjatë këtij viti, hedhja e mbeturinave nga qytetarët ka vazhduar.
Për këtë arsye, Inspektorati ka urdhëruar Komunën e Skenderajt dhe Drejtorinë e Inspektoratit që ta pastrojnë këtë hapësirë, të identifikojnë personat përgjegjës për ndotjen dhe të ndërmarrin masa ndaj tyre.
Po ashtu, komunës i është kërkuar të parandalojë përsëritjen e rasteve të tilla dhe të raportojë për veprimet e ndërmarra.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: