Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e fazës së 1/8-ve të finales

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 16:04
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e fazës së 1/8-ve të finales
Laçi, Skënderbeu, Kastrioti, Besa, Iliria, Pogradeci, Flamurtari dhe Bylisi janë 8 skuadrat që kanë siguruar një vend në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Në fazën e 1/8-ve të finales të turneut, futen në skenë edhe skuadrat që u renditën në 8 vendet e para sezonin e kaluar në Abissnet Superiore. Tashmë janë përcaktuar 16 skuadrat që do të luftojnë për trofeun si dhe janë përcaktuar çiftet e fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Egnatia do të përballet me Kastriotin, Elbasani me Besën, ndërsa Vllaznia do të luajë kundër Ilirisë. Pogradeci do të sfidojë Dinamon, Partizani do të ndeshet me Skënderbeun, ndërsa Tirana do të masë forcat me Laçin. Vora-Flamurtari dhe Teuta-Bylis janë dy sfidat e tjera të fazës së 1/8-ve të finales së Kupës së Shqipërisë. Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë. Ndeshjet e këtyre dy fazave do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me nga dy takime për çdo çift.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar