Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Sulmuesi euforik

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi euforik
Pas fitores 4-1 që Besa e Kavajës arriti kundër Korabit të Peshkopisë, në raundin e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, autori i golit të dytë te verdhezinjtë, Fatmir Prengaj, ka folur për emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews. “Ky është sezoni më i fortë. Janë 5-6 skuadra që luftojnë për vendin e parë. Ne shikojmë ndeshjet tona dhe të arrijmë objektivat. Rivali më i fortë? E kemi luftën me veten. Premiot? Ka pasur premio të konsiderueshme nga presidenca. Duhet vlerësuar shumë. Besa po tregon se është klub serioz. Shpresoj t’ia arrijmë në fund ngjitjen në Superiore. Golashënues? Detyra është të shënojmë sa më shumë për ne sulmuesit. Mos të harrojmë, vij nga një dëmtim i rëndë. Sa më shumë gola, aq më mirë. Aventura te Tirana? Kështu e ka futbolli, mund të rikthehem sërish në formën më të mirë. Jam stërvitur shumë individualisht, gati 2 herë në ditë, për të kapur formën më të mirë. Qëllim kam të shënoj më shumë se 15 gola këtë edicion. Tifozët e Besës janë shumë të dashur, Kavaja e do shumë futbollin”,e mbylli Prengaj. Interesante është se protagonisti në fjalë ka ndërruar 3 ekipe brenda një viti, konkretisht te Tirana (sezoni 2024-2025), Vora (2025-2026) dhe Besa (2026-2027).
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar