Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci dënohet me 1 vit e 4 muaj burg nga GJKKO, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci dënohet me 1 vit e 4 muaj burg nga GJKKO, i hiqet për 5 vite e drejta për funksione publike
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), pasi është shpallur fajtor për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, kryer në bashkëpunim. Vendimi u shpall këtë të mërkurë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Engjëllushe Tahiri. Në përfundim të gjykimit, Guci u dënua fillimisht me 2 vite burg, por përfitoi uljen me një të tretën e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në këtë mënyrë, ai do të vuajë përfundimisht 1 vit e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu t’i heqë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare. Për të njëjtën vepër penale u shpall fajtore edhe Edmonda Harizi. Ajo u dënua fillimisht me 1 vit burg, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 8 muaj burg. Edhe Harizit iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Vendimi i GJKKO-së mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve, duke nisur nga dita e nesërme e njoftimit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar