Politikë
Kandidati i VV-së për kryetar të Zubin-Potokut punësohet si inspektor në ATK
Reklamë e Sponsorizuar
Publikuar më:
Vedat Mehmeti, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Zubin-Potokut në zgjedhjet lokale, është renditur në mesin e kandidatëve të suksesshëm në konkursin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për pozitën Inspektor i Nivelit Fillestar.
Sipas listës përfundimtare të publikuar nga ATK-ja më 14 gusht 2026, Mehmeti ka marrë gjithsej 77.8 pikë, duke u renditur në pozitën e nëntë. Në testin me shkrim ka marrë 40 pikë, ndërsa në intervistën me gojë 37.8 pikë
Mehmeti ishte kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Zubin-Potokut në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Ky është rasti i radhës që lidhet me persona me angazhim politik nga radhët e Vetëvendosjes, të cilët janë përzgjedhur në konkurset e ATK-së.
Vox Kosova ka raportuar më herët edhe për dy raste të tjera. Magbule Jaha, kandidate e Vetëvendosjes për Kuvendin Komunal të Kaçanikut, ishte shpallur fituese për pozitën Zyrtare për Recepsion në rajonin e Ferizajt.
Po ashtu, Vox Kosova raportoi për Gresa Ramanajn, e cila u shpall kandidate e suksesshme për pozitën Zyrtare për Recepsion në rajonin e Mitrovicës. Ramanaj është bashkëshortja e Rejhan Fejzës, vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: