Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 15:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Barcelona refuzon Van Dijkun dhe Bruno Fernandesin
Barcelona nuk ka në plane transferimin e Virgil van Dijkut dhe Bruno Fernandesit, edhe nëse të dy futbollistët do të bëhen lojtarë të lirë në verën e vitit 2027. Trajneri i katalunasve, Hansi Flick, ka një strategji të qartë për përforcimin e skuadrës dhe synon të afrojë futbollistë më të rinj, të cilët mund të jenë pjesë e projektit të klubit për vitet e ardhshme. Sipas “El Nacional”, Barcelona po e shqyrton mundësinë e përforcimeve nga Premier League përmes transferimeve pa pagesë, por emrat e kapitenit të Liverpoolit, Van Dijk, dhe atij të Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, nuk janë në listën e dëshirave të Flickut. Të dy futbollistëve u skadojnë kontratat në qershor të vitit 2027. Megjithatë, Manchester United ka një klauzolë që i mundëson zgjatjen e marrëveshjes me Fernandesin edhe për një vit. Ndërkohë, Van Dijk ka lënë të kuptohet se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli. Mosha konsiderohet arsyeja kryesore pse Barcelona nuk po i shqyrton këto dy mundësi. Van Dijk do t’i mbushë 36 vjet në korrik të vitit 2027, ndërsa Fernandes aktualisht është 32-vjeçar. Përveç tyre, Flick ka përjashtuar nga planet edhe sulmuesin e Tottenhamit, Richarlison, si dhe futbollistin japonez të Brightonit, Kaoru Mitoma.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar