Sport
Alcaraz mposht Medvedevin
Reklamë e Sponsorizuar
Carlos Alcaraz ka regjistruar këtë të mërkurë fitoren e dytë në fazën e grupeve të ATP Finals në Torino dhe tashmë është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e së shtunës.
Tenisti nga Murcia kryeson grupin Ivan Lendl, pasi mposhti Daniil Medvedevin me rezultat 2:0 (6::2, 6:4), në vetëm 72 minuta lojë.
Alcaraz dominoi sidomos në setin e parë, ndërsa në të dytin vazhdoi me lojë të sigurt
“Është njëri prej tenistëve që lëviz më së miri në fushë, së bashku me Gjokoviqin, ndër të gjithë ata që kemi parë ndonjëherë”, kishte deklaruar Medvedevi para ndeshjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: