Sport
Flamurtari shkakton debakël në Vlorë duke eliminuar Butrintin me rezultat 6:1
Reklamë e Sponsorizuar
Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme që përmbyllën edhe turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Të 6-ta sfidat u luajtën në të njëjtën orë,13:00.
Fitore të thella janë regjistruar në tre drejtime të ndryshme. Pogradeci mposhti 5-1 Kukësin, ndërsa Iliria triumfoi 5-0 përballë Luftëtarit.
Flamurtari shkakton debakël në Vlorë duke eliminuar Butrintin 6-1.
Fitore mori edhe Besa ndaj Korabit, 4-1. Eliminohet Besëlidhja që u mposht nga Bylisi në Ballsh 2-0. Kalon edhe Kastrioti që mposhti minimalisht 1-0 Eagle Football.
Kastrioti 1-0 Eagle Football (Sulaj 16')
Besa 4-1 Korabi (Danaj 38', Prengaj 44', Oliveira 48', Zekolli 79'/ Reçi 72')
Iliria 5-0 Luftëtari (Koshie 3', 38', Çuçka 70', Adeniyi 77')
Pogradeci 5-1 Kukësi (Chinwendu 2', 54', 66', Kambato 37', Preknicaj 83' / Korçari 43')
Flamurtari 6-1 Butrinti (Gjata 9', Lushaj 68', 78', Kemeth 74', Berisha 83', Ramani 87'/ Culli 85')
Bylis 2-0 Besëlidhja (Ofori 4', Pedro Viera 88')
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: