Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Përplasja e fortë/ Laporta ashpër ndaj Real Madridit: Veprim i papranueshëm në çështjen Negreira

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur akuza të forta ndaj Real Madridit, duke theksuar se rivalët e përjetshëm kanë ndjekur një qasje të papranueshme në lidhje me të ashtuquajturën “Çështja Negreira”, me qëllim të vetëm dëmtimin e imazhit të klubit katalunas. Gjatë një interviste për emisionin “Tot Costa” në Catalunya Ràdio, e cila shënoi edhe 10-vjetorin e transmetimit të saj, numri një i blaugranëve diskutoi rreth situatës aktuale të skuadrës, synimet madhore për sezonin e ri dhe ftohjen totale të raporteve institucionale me kryeqytetasit. Një nga pikat më të nxehta të bisedës ishte konflikti i hapur me kreun e Real Madridit, Florentino Pérez, ndërsa data 25 nëntor është caktuar zyrtarisht për seancën e pajtimit, pas deklaratave publike të këtij të fundit rreth skandalit të pretenduar gjyqësor. “Ne jemi këtu për të mbrojtur dinjitetin e Barcelonës. Akuzat e tyre ishin krejtësisht të rreme. Qëllimi i vetëm i tyre është fyerja dhe goditja e imazhit tonë. Real Madridi ka reaguar në një mënyrë plotësisht të papranueshme”, u shpreh prerë Laporta. Duke shprehur besimin e plotë se institucioni që ai drejton do të dalë i pafajshëm nga kjo vorbull, kreu i katalunasve akuzoi drejtuesit madrilenë se po e zvarrasin procesin me qëllim përmes një narrative të pabazuar. “Barcelona do të shpallet e pafajshme. Madridi po e mban gjallë këtë çështje artificialisht përmes një diskursi që nuk qëndron në këmbë. Aktualisht, marrëdhëniet mes klubeve tona janë inekzistente”, shtoi ai. Duke kthejë vëmendjen te fusha e blertë dhe aspiratat e skuadrës për sezonin e ri, Laporta theksoi se ambiciet e klubit mbeten maksimale në çdo kompeticion, ku spikat synimi për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. “Synojmë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe po punojmë çdo ditë drejt këtij qëllimi. Kemi një grup fantastik lojtarësh, një staf teknik shumë të zotë dhe një motivim të jashtëzakonshëm. Objektivi ynë është të luftojmë për çdo titull në dispozicion”, deklaroi presidenti. Duke bërë një bilanc të punës së deritanishme, ai vlerësoi kthesën e madhe që klubi ka bërë vitet e fundit, duke përmendur stabilizimin financiar, rikthimin te trofetë dhe nisjen e punimeve për stadiumin e ri. “Arritja më e madhe e viteve të fundit është se e shprtuam klubin nga gremina. Ky është një sukses i përbashkët. E realizuam këtë duke fituar tituj dhe duke ngritur një stadium të ri. Brenda pesë viteve të fundit kemi fituar tri herë La Ligën. Kemi kaluar në faza historike, duke regjistruar fitore të njëpasnjëshme ndaj rivalit tonë më të madh. Barcelonizmi është rikthyt fuqishëm në majat e gëzimit”, u shpreh ai me entuziazëm. Më tej, Laporta preku edhe çështjen e raporteve me shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA-n, duke sjellë në vëmendje mosmarrëveshjet e kaluara rreth projektit të Superligës Evropiane. “Patëm një periudhë përplasjesh me UEFA-n për shkak të Superligës, mirëpo ky projekt nuk po përparonte në drejtimin që ne kishim parashikuar fillimisht”, pranoi kreu i Barçës. Sa i takon marrëdhënieve me Atletico Madridin, presidenti sqaroi se pavarësisht ndonjë mospajtimi të vogal taktik apo institucional, respekti reciprok mbetet prioritet. “Kemi shkëmbyer përqafime me Gil Marín. Mund të kemi dallime të vogla në raste të caktuara, por ne i japim gjithmonë përparësi ruajtjes së raporteve të shkëlqyera njerëzore dhe institucionale mes dy klubeve”, tha Laporta. Në fund të intervistës, drejtuesi i lartë katalunas komentoi edhe lajmin e pakëndshëm për dëmtimin e sulmuesit Raphinha, i cili u detyrua të braktiste fushën gjatë ndeshjes miqësore të Kombëtares së Brazilie kundër Australisë për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e djathtë. Laporta e quajtur këtë një lajm të hidhur për ekipin, ndërsa njoftoi se klubi po pret me ankth rezultatet zyrtare të rezonancës magnetike për të mësuar kohën e saktë të mungesës së lojtarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar