Sport
Dy incidente gjatë vizitës në Peru, Papa Leo godet kokën brenda makinës
Reklamë e Sponsorizuar
Vizita e Papa Leos në Peru është shoqëruar me dy incidente. Pas një episodi ku u godit pranë syrit nga një rruzare e hedhur nga një besimtar, Papa ka përjetuar një tjetër incident, këtë herë brenda makinës me të cilën po udhëtonte.
Gjatë lëvizjes me autokolonë, shoferi i makinës që transportonte Papën frenoi papritur për të shmangur përplasjen me një motoçikletë. Si pasojë e frenimit të fortë, Papa Leo goditi kokën në mbështetësen e kokës së sediljes së përparme.
Në pamjet filmike, që tregojnë momentin e incidentit në qytetin e Callao-s, dëgjohen besimtarët e mbledhur për të parë udhëheqësin e Kishës Katolike Romake duke bërtitur, teksa ai godet kokën.
Nuk është ende e qartë nëse Papa kishte vendosur rripin e sigurimit. Në video, ai shihet duke i thënë diçka shkurt shoferit.
Papa Leo u kthye në Romë të martën në mëngjes, pas një turneu 12-ditor në Amerikën Latine, i cili përfundoi në Peru. Ai është shtetas i këtij vendi dhe e konsideron atë shtëpinë e tij të dytë.
“Ndihesha si në shtëpi dhe ju më kujtuat se Kisha është vërtet një familje”, u shpreh Papa Leo përpara se të hipte në avion, sipas Vatican News.
Pope Leo smacks face against chair when motorcade brakes suddenly.
🎥: NoticieroSLV https://t.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: