Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Hygerta Sako zbulon detaje pikante nga jeta private, tregon cili është VIP-i që e tërheq më shumë

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 07:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hygerta Sako zbulon detaje pikante nga jeta private, tregon cili është VIP-i që e tërheq më shumë
Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, ka tërhequr vëmendjen me disa deklarata të bëra gjatë një interviste në “Top Albania Radio”, ku iu përgjigj një serie pyetjesh personale dhe pikante. E njohur për paraqitjet e saj televizive, këtë herë Hygerta ka treguar një anë më spontane, duke zbuluar disa detaje nga jeta private dhe preferencat e saj, transmeton 'Bota sot'. E pyetur se cili është personazhi i famshëm që i duket më tërheqës, moderatorja nuk hezitoi të përmendte ish-futbollistin suedez Zlatan Ibrahimovic. Një tjetër përgjigje që mori vëmendje ishte ajo për kontaktin më të famshëm që ka në telefon. Sako zbuloi se bëhet fjalë për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Gjatë intervistës, ajo pranoi gjithashtu se është penduar për një puthje në të kaluarën, ndërsa tregoi se nuk do ta merrte në makinë ish-partnerin nëse do ta takonte rastësisht gjatë natës. Moderatorja u pyet edhe për disa situata më intime dhe nuk iu shmang përgjigjeve, duke zbuluar se vendi më i pazakontë ku kishte përjetuar një moment të tillë ishte deti. Me përgjigjet e saj të drejtpërdrejta, Hygerta dëshmoi se nuk e ka problem të flasë hapur edhe për tema që zakonisht personazhet publike preferojnë t'i mbajnë larg vëmendjes. Intervista është komentuar për natyrën spontane të përgjigjeve, ndërsa Sako ka treguar edhe një herë se di të tërheqë vëmendjen përtej ekranit sportiv.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar