Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

FBI paralajmëron për sulme kibernetike globale: Hakerët po përdorin IA për të depërtuar në sisteme

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
FBI paralajmëron për sulme kibernetike globale: Hakerët po përdorin IA për të depërtuar në sisteme
FBI ka lëshuar një paralajmërim urgjent për sulme kibernetike në mbarë botën, duke bërë të ditur se kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me aktorë shtetërorë po përdorin inteligjencën artificiale për të automatizuar sulmet ndaj bizneseve dhe organizatave. Sipas paralajmërimit të FBI-së, hakerët po shfrytëzojnë një platformë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ARTEX, e cila mundëson depërtimin në sistemet e organizatave brenda një kohe shumë të shkurtër. Kjo teknologji mundëson që procesi i sulmit, nga identifikimi i objektivit deri te marrja e qasjes së privilegjuar në sisteme, të realizohet për më pak se tri orë.Lexo edhe FBI ka bërë të ditur se ARTEX është përdorur edhe në sulmin ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë ConnectWise, në tetor, ku u ekspozuan mjediset e klientëve të Microsoft 365. Në këtë rast, sipas FBI-së, janë tentuar procese autentifikimi ndaj më shumë se 2 mijë e 250 organizatave që përdornin shërbimet përkatëse. Në paralajmërimin e saj, FBI u ka bërë thirrje bizneseve dhe organizatave që të forcojnë kontrollet e qasjes në sistemet e tyre, të monitorojnë aktivitetet e dyshimta të automatizuara dhe të raportojnë rastet e mundshme të sulmeve kibernetike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar