Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Pse disa media ruse e cilësojnë këtë si fitore diplomatike për Putinin?

Redaksia Lajmetereja • 18-11-2026 06:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Pse disa media ruse e cilësojnë këtë si fitore diplomatike për Putinin?
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se pret “përfitime të mëdha” nga takimi trepalësh me Xi Jinpingun dhe Donald Trumpin, përcjell Bota sot. Por, për Kremlinin, ky takim tashmë konsiderohet i dobishëm. Disa gazeta ruse e kanë cilësuar samitin e nesërm si një “fitore diplomatike” për Putinin, vetëm për faktin se ai po mbahet. Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Putini u konsiderua kryesisht i izoluar ndërkombëtarisht, ndërsa liderët perëndimorë përpiqeshin ta mbanin Moskën larg skenës diplomatike. Por, në vitin 2026, ai do të ulet në të njëjtën tryezë me liderët e dy fuqive më të mëdha botërore, SHBA-së dhe Kinës. Pavarësisht rezultateve konkrete që mund të sjellë ose jo ky takim, për liderin rus kjo përfaqëson një rrugë të gjatë nga izolimi diplomatik i viteve të mëparshme. Kjo, ndërkohë që Putini nuk ka bërë asnjë kompromis për Ukrainën. Moska vazhdon të refuzojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për armëpushim dhe po vazhdon luftën kundër vendit fqinj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar