Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

“Nuk duhej të ndodhte, si një lojtar me përvojë duhej të merrje një vendim tjetër” – Foda për veprimin e Hajrizit

Redaksia Lajmetereja • 17-11-2026 23:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Nuk duhej të ndodhte, si një lojtar me përvojë duhej të merrje një vendim tjetër” – Foda për veprimin e Hajrizit
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur 3-0 nga Irlanda në sfidën vendimtare për vendin e dytë në grupin B3 të Ligës së Kombeve. Me këtë triumf, Irlanda doli e dyta me tetë pikë. Kurse lidere e grupit ishte Austria me 12 sosh. E fundit mbeti Izraeli me katër. Pas humbjes selektori i Kosovës, Franco Foda, theksoi se kartoni i kuq e ndërroi lojën. “Filluam mirë. Në 20-25 minutat e parë luajtëm mirë dhe më dominant. Është dashur të kalojmë në empërsi me rastin e Lindon Emërllahut që ishte mundësi e mirë shënimi. Deri aty luajtëm mirë. Pas kartonit të kuq ishte vështirë të luanim me një lojtar më pak, por edhe me një lojtar më pak, kishim një mundësi të mirë shënimi para përfundimit të pjesës së parë.”, ka thënë Foda. Sipas selektorit të Kosovës, ajo gjë nuk duhej të ndodhte. “Nuk duhej të ndodhte, si një lojtar me përvojë duhej të merrje një vendim tjetër”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se pas golit të dytë, gjërat për Kosovën u vështirësuan edhe më shumë, pasi që sipas tgij, Irlanda e rriti presionin. “Dhe, në këtë nivel nuk mund t’i luash dy lojë me një lojtar më pak, si sonte si ndaj Izraelit”, ka thënë ai. Tashmë të gjithë sytë janë e Kosovës janë tek shorti i kualifikimeve për Euro 2028, i cili tërhiqet me datë 6 dhjetor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar