Sport
Përzgjedhësi i Bosnjës u pyet se kë dëshiron në play-off, ja si u përgjigj
Reklamë e Sponsorizuar
Përzgjedhësi i Kombëtares së Bosnjë-Hercegovinës, Sergej Barbarez, foli për televizionin BHT pas fitore me rezultat 2:1 ndaj Rumanisë, duke komentuar fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij.
Kë dëshiron Barbarez si kundërshtar në play-off? I pyetur se me cilën përfaqësuese do të dëshironte të përballej në play-off, Barbarez u përgjigj:
“Për mua është krejtësisht njësoj. E shikoj nga ana sportive. Janë dy ndeshje dhe duhet të luajmë me karakter e me shumë forcë, pavarësisht se kë do të na sjellë shorti.
Deri në mars ka shumë kohë që çdo përfaqësuese dhe secili futbollist individualisht të përparojë. Do të shohim se çfarë do të na sjellë fati apo pafati. Ne jemi gati, e dëshirojmë dhe synojmë ngjitjen në Ligën A të Kombeve.”Barbarez theksoi se skuadra nuk e nisi ndeshjen me energjinë e pritur, por zëvendësimet edhe një herë e kryen punën e tyre.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë për t'u përgatitur, sidomos për shkak të motivimit që lidhej me rezultatin. Kur vjen pas tri fitoreve radhazi, nuk është e lehtë të hysh në fushë dhe të japësh maksimumin. E nisëm ndeshjen me një energji që nuk ishte në nivelin e pritur, por ndonjëherë kjo është e kuptueshme dhe varet edhe nga kundërshtari.
Kishim paralajmëruar se nuk bëhej fjalë për një ekip aspak të lehtë, por ne gjithmonë kemi besuar se mund të rikthehemi dhe të ngrihemi, sidomos përmes zëvendësimeve. Në fund të fundit, kemi cilësi në repartin ofensiv për t'i zgjidhur ndeshjet”, deklaroi Barbarez për BHT.
Ai foli edhe për ndryshimet në skuadër dhe mungesën e disa futbollistëve.
“Ishte kjo ideja që në fillim. Është një ekip krejtësisht i ri dhe duhet pak kohë. Ndonjëherë disa gjëra nuk funksionojnë, sidomos aspektet teknike dhe lëvizjet në fushë. Kjo është e kuptueshme.
Na vjen keq që Ermedin mori kartonin e dytë të verdhë. Ai është pjesë e rëndësishme e ekipit tonë dhe do të na duhet të luajmë pa të.
Megjithatë, treguam se mund t'ia dalim edhe kur na mungojnë shumë lojtarë.Banka rezervë është një nga pikat tona të forta. Jemi mësuar që në çdo ndeshje të bëjmë ndryshime dhe ta detyrojmë kundërshtarin të përshtatet ndryshe. Kjo gjithmonë na shpërblehet dhe për këtë jemi shumë të kënaqur.”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: