Sport
Nufi në takimin e NATO-s: Shqipëria angazhohet për sigurinë kolektive dhe mbështetjen e Ukrainës
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), zhvilluar në Selinë e NATO-s në Bruksel, ku në fokus ishte vijimi i mbështetjes së koordinuar ndërkombëtare për Ukrainën përballë agresionit rus.
Nufi bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua rëndësia e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, me synimin për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës dhe arritjes së një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë.
“Si një anëtare e përgjegjshme e NATO-s, Shqipëria e konsideron këtë si angazhim ndaj vlerave që na bashkojnë, ndaj së drejtës së një kombi për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e tij, sikurse është një përgjegjësi e vendit tonë ndaj sigurisë kolektive dhe kontributit për një hapësirë euroatlantike më të sigurt”, u shpreh ministri.
Takimi u organizua nën kujdesin e ministrit federal të Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, dhe sekretarit britanik të Shtetit për Mbrojtjen, Wes Streeting.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: