Sport
Xherdan Shaqiri reagon ndaj thashethemeve për largimin e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Futbollisti Xherdan Shaqiri rikthehet në qendër të vëmendjes në futbollin zviceran.
Media zvicerane ”Blick” i kushton sot një artikull të veçantë të ardhmes së tij te Baseli, duke trajtuar mundësinë e largimit të tij gjatë verës së vitit 2027.
Sipas mediumi zviceran. spekulimet për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit nga FC Baseli në verën e vitit 2027 janë përhapur së fundmi. Tani, kapiteni 35-vjeçar ka reaguar dhe ka sqaruar situatën.
Xherdan Shaqiri ka reaguar ndaj zërave për të ardhmen e tij!
“Spekulimet e fundit lidhur me një vendim të supozuar për të ardhmen time janë të pavërteta“, ka bërë të ditur ai të martën përmes një postimi në Instagram.
Të hënën kishte qarkulluar lajmi i publikuar nga një influencues futbolli, i cili në një video pretendonte se Shaqiri dhe FC Baseli së shpejti do të ndanin rrugët, për shkak se kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027.
“FC Baseli dhe unë vazhdojmë të kemi komunikim të mirë dhe do të njoftojmë sapo të merret një vendim dhe gjithçka të jetë konkrete“, ka theksuar Shaqiri.
Ai ka shtuar: “Vazhdoj të kënaqem shumë këtu dhe, së bashku me ekipin dhe stafin, do të bëjmë gjithçka që gjërat të shkojnë sërish në drejtimin e duhur nga ana sportive“.
Nën drejtimin e trajnerit Slavisha Jokanoviq, i emëruar në fund të shtatorit, Baseli nuk ka arritur asnjë fitore në katër ndeshjet e zhvilluara në Superligën zvicerane. Skuadra ka regjistruar dy humbje dhe dy barazime.Aktualisht, FC Baseli renditet në vendin e shtatë të tabelës.
Xherdan Shaqiri u rikthye te Baseli në verën e vitit 2024, pas 12 vjetësh në futbollin ndërkombëtar. Me rikthimin e tij, ai e udhëhoqi menjëherë skuadrën drejt fitimit të dy trofeve, titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës.
Në këtë sezon, në 12 paraqitje në kampionat, Shaqiri ka shënuar tri gola dhe ka dhënë një asistim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: