Aktuale
Superliga e Kosovës në hendboll nis me supersfidën Besa Famgasi – Deçan
Reklamë e Sponsorizuar
Edicioni i ri 2026/2027 në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj do të hapet me një përballje spektakolare ndërmjet Besa Famgasit dhe Deçanit. Dueli kryesor i javës së parë është caktuar të luhet të mërkurën, duke filluar nga ora 20:00, në palestrën "Karagaçi" në Pejë, me transmetim direkt në ekranin e 21 Plus.
Për këtë edicion, Besa Famgas ka ndërtuar një organikë mjaft cilësore dhe synon rrëmbimin e të gjithë trofeve. Megjithatë, skuadra pejane vjen pas një zhgënjimi të vogël të dielën, kur i mungoi fati në ndeshjen për Superkupë përballë Kastriotit, duke mbetur pa trofe pavarësisht se udhëhoqi me rezultat për pjesën më të madhe të kohës.
Në krahun tjetër, Deçani shënon rikthimin e tij në elitën e hendbollit kosovar, teksa është përforcuar me lojtarë me eksperiencë dhe ka ambicie të qarta për rezultate të larta në këtë kampionat.
Kalendari i javës hapëse vazhdon të enjten në ora 19:00, kohë në të cilën do të zhvillohet një tjetër ndeshje mjaft interesante ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit, sfidë kjo që premton rivalitet të lartë në parket.
Ndërkohë, dy takimet e tjera të kësaj i jave, ato ndërmjet Kastriotit dhe Rahovecit, si dhe përballja Trepça – Llapi, janë paraparë të luhen në një termin tjetër më vonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: