Kronikë
Humbje e rëndë: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi komunën e Rahovecit, pasi dy të rinj nga ky qytet kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjermani.
Viktimat e këtij aksidenti fatal janë identifikuar si Leart Morina dhe Berhan Zeka. Lajmi për ndarjen e tyre të parakohshme nga jeta është konfirmuar edhe nga familjarët dhe të afërmit e tyre përmes njoftimeve publike.
Ndërkohë, autoritetet përkatëse ende nuk kanë publikuar detaje shtesë lidhur me rrethanat apo shkaqet që çuan deri te ky aksident tragjik. Detajet rreth ceremonisë së varrimit pritet të bëhen të ditura nga familjet e të ndjerëve në vijim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: