Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Deputeti Ramadani ngre alarmin: Vendimi për rrymën me Serbinë është i dyshimtë dhe kërkon hetimeurgjente

Redaksia Lajmetereja • 16-11-2026 09:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti Ramadani ngre alarmin: Vendimi për rrymën me Serbinë është i dyshimtë dhe kërkon hetimeurgjente
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka dalë me një reagim të ashpër pas vendimit të fundit të ekzekutivit për të ndaluar shkëmbimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe. Ai e ka cilësuar këtë lëvizje si mjaft të dyshimtë, duke kërkuar njëkohësisht nisjen e menjëhershme të hetimeve të pavarura për fondet milionëshe që janë derdhur në kontrata dhe transaksione energjetike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ramadani ka shprehur rezervat e tij mbi motivet e vërteta të këtij vendimi. Sipas tij, nga njëra anë kjo vërteton akuzat e mëparshme për lidhjet e tregtisë së rrymës me Serbinë dhe të ashtuquajturën mafi energjetike, kurse nga ana tjetër, paralajmëron se po shfrytëzohet si alibi për t'i paraprirë rikthimit të reduktimeve të energjisë gjatë muajve të dimrit. “Për një mandat të tërë e lanë Kosovën pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme energjetike, ndërsa buxhetit të shtetit i u zhvaten miliona euro në kontrata e tregti të dyshimta. Sot, në momentin kur skandalet po u shpërthejnë në çdo sektor dhe vendi po rrezikon reduktime të ashpra të energjisë elektrike, po tentojnë ta fshehin dështimin e tyre në emër të “patriotizmit”,” ka deklaruar Ramadani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar