Kronikë
Kreu i OKB-së, António Guterres: Perspektivat për paqe në Ukrainë mbeten të zymta, nevojitet armëpushim urgjent
Reklamë e Sponsorizuar
MANILË — Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka theksuar se shanset për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në Ukrainë duken tejet të kufizuara, ndërkohë që ka bërë thirrje urgjente për ndalimin e menjëhershëm të armiqësitë pa asnjë kusht paraprak.
Këto deklarata kreu i organizatës botërore i bëri gjatë një fjalimi pas takimit me krerët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në kryeqytetin e Filipineve, Manilë, ku tërhoqi vëmendjen ndaj pasojave shkatërruese të luftërave anembanë globit.
Duke adresuar sfidat aktuale gjeopolitike, ai u shpreh se në çdo cep të botës po regjistrohen tragdei të rënda njerëzore, duke përmendur vatrat e krizës nga Gaza, Jemeni dhe Lindja e Mesme, e deri te situata kritike në Ukrainë dhe Sudan.
Lidhur me mundësitë e ndalimit të luftimeve në territorin ukrainas, Guterres pranoi hapur peshën e situatës: “Për të qenë i sinqertë, është e vështirë të jesh optimist kur përballesh me një situatë që tashmë ka zgjatur prej gati pesë vitesh. Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se objektivi ynë është një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte”.
Sipas tij, një ndalesë e tillë e dhunës duhet të shërbejë si trampolinë për nisjen e një dialogu që rivendos normat e së drejtës ndërkombëtare dhe mbron sovranitetin territorial të shtetit ukrainas, elementë që përbëjnë thelbin e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, përfaqësuesit zyrtarë të Moskës dhe Kievit zhvilluan në Abu Dabi raundin e parë të bisedimeve diplomatike pas një pauze tetëmujore, takim ky i lehtësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse nga ky tubim nuk pati ndonjë arritje apo përparim të prekshëm.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: