Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skandali në SHBA: Ish-kampioni i NBA-së prangoset nga policia për dhunë në familje

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali në SHBA: Ish-kampioni i NBA-së prangoset nga policia për dhunë në familje
Ish-basketbollisti i njohur amerikan dhe kampioni i dikurshëm i NBA-së, J.R. Smith, është vënë në pranga nga autoritetet policore në shtetin e Teksasit. Ngjarja ka tronditur opinionin sportiv, teksa ish-sportisti po përballet me akuza të rënda lidhur me dhunën në familje. Sipas burimeve zyrtare, Smith aktualisht ndodhet i izoluar në Qendrën e Paraburgimit të “Hunt County”, ndërkohë që regjistrat e burgut dëshmojnë se autoritetet ende nuk kanë caktuar ndonjë masë garancie pasurore për lirimin e tij. Gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme në ligën më të fortë në botë, J.R. Smith ka mbajtur veshur fanellat e disa prej franchises më të njohura, duke përfshirë New Orleans Hornets, Denver Nuggets, New York Knicks, Cleveland Cavaliers dhe Los Angeles Lakers. Ai fitoj majën e karrierës së tij duke u kurorëzuar dy herë kampion i NBA-së, respektivisht në vitin 2016 me Cavaliers dhe në vitin 2020 me skuadrën e Lakers.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar