Aktuale
Taika Waititi thur eloge për projektin e ri të Rita Orës: Një kthesë muzikore krejtësisht befasuese
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare, Rita Ora, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me stilin dhe energjinë e saj, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit për këngën “All Natural”, projekt ky i finalizuar gjatë vitit të kaluar.
Në pamjet e publikuara, artistja shfaqet e veshur me çorape të gjata leshi dhe këpucë në nuanca portokalli, ndërkohë që e gjithë seanca e xhirimit është udhëhequr nga bashkëshorti i saj, regjisori i njohur Taika Waititi. Estetika e këtij videoklipi duket se gjen frymëzim tek vitet ’80, duke sjellë ndër mend videoklipin e Jennifer Lopez për “I’m Glad” nga viti 2003, i cili gjithashtu ishte mbështetur te filmi kult “Flashdance” i vitit 1983.
Përmes rrjeteve sociale, Rita ka publikuar fotografi dhe sekuenca nga xhirimet, duke i shoqëruar ato me mesazhin e shkurtër: “Talk to me”. Kënga “All Natural” pritet të bëhet pjesë e albumit të katër në karrierën e saj, i cili lansohet zyrtarisht vitin e ardhshëm.
Në anën tjetër, regjisori Taika Waititi ka ndarë së fundmi përshtypjet e tij rreth materialit të ri diskografik të bashkëshortes, duke e cilësuar atë si një risi që distancohet ndjeshëm nga stili i deritanishëm i saj. Gjatë një prononcimi për “Bizarre” në një ngjarje të zhvilluar në Londër, ai pranoi se ka dëguar një pjesë të madhe të këngëve dhe është habitur nga qasja e re artistike.
“Ky album i ri është i jashtëzakonshëm. Kam dëguar një pjesë të madhe të tij. Është një ndryshim i madh nga ajo me të cilën ajo njihet më së shumti. Ka një tingull ndryshe”, ka deklaruar ai.
Përveç albumit, Waititi ka qenë dirigjent vizual edhe i vetë videoklipit të “All Natural”, ndërsa më herët ka firmosur gjithashtu videon e këngës “Don’t Think Twice”, të publikuar nga Rita gjatë vitit 2023.
Duke marrë parasysh se Waititi është një krijues i vlerësuar me çmimin Oscar, angazhimi i tij në projektet muzikore të partneres mund të ngrejë pyetje rreth kostove financiare. Megjithatë, me nota humori, ai ka shpjeguar se mes tyre funksionon një qasje tjetër.
“Ka një marrëveshje mes miqsh. Mendoj se çdo herë ka qenë falas. Është thjesht kënaqësi të punojmë bashkë”, u shpreh ai.
Regjisori shtoi se fakti që të dy operojnë në industri të ngjashme, por në disiplina artistike të ndryshme, u mundëson bashkëpunime krijuese dhe të suksesshme.
“Është shumë mirë sepse jemi në industri të ngjashme, por në disiplina shumë të ndryshme. Kur je me dikë, dëshiron të kesh mundësi të bësh edhe ndonjë punë bashkë”, theksoi Waititi.
Në fund, duke u ndalur te talenti i bashkëshortes, regjisori u shpreh me shaka se aftësitë e saj vazhdojnë ta lënë pa fjalë: “Jam vërtet i mahnitur dhe i befasuar nga ajo që bën, por njëkohësisht jam gjithmonë shumë i hutuar”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: