Botë
Bashkëpunimi Prishtinë-Tiranë në fokus, Rama takon ambasadorin Petrit Malaj
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar në Odën e Kryeqytetit me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, palët kanë shtjelluar mundësitë e bashkërendimit të punëve për organizimin e Lojërave Mesdhetare, si dhe kanë vënë theksin te projekti strategjik “Embassy Zone”, i ideuar për të krijuar zona të posaçme përfaqësimi diplomatik.
“Kryeqytetin dhe Shqipërinë i lidhin afërsia, historia dhe shumë mundësi për të punuar së bashku”, ka theksuar kreu i Prishtinës pas takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: